Hapet  konkursi  për  pranimin  e  studentëve të UP-së  në Qendrën   e  Studentëve 

 

Qendra  e  Studentëve  e  Universitetit  të  Prishtinës (UP),  shpallë  konkursin  për pranimin e  studentëve për banim  në  konvikte dhe  për ushqim  në mensë, për vitin akademik 2019/2020. Konkursi do të jetë i hapur prej datës  04.09.2019 deri më datën 13.09.2019.

Studentët  të  cilët do të aplikojnë për strehim dhe ushqim në Qendrën e Studentëve, aplikimin do ta  bëjnë përmes sistemit Online, në adresat zyrtare të QS, web faqes  qs.rks-gov.net dhe profilit zyrtar Facebook Qendra e Studenteve-Prishtine.

Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës këtë vit do të pranojë rreth  4000 studentë, për të cilët ofron  strehim, ushqim si dhe  hapësirat për lexim, studim, sport dhe  aktivitete  tjera të ndryshme.

Mënyra e përzgjedhjes së kandidatëve të cilët do të fitojnë të drejtën për strehim dhe ushqim do të bëhet  në bazë të kritereve të përcaktuara me konkurs.

Çmimi do të jetë 35 € për muaj (20 € banimi, 15 € ushqimi).