Search
Close this search box.

Konkursi per vitin akademik 2016-17

Share

Qendra e Studentëve në Prishtinë shpall:  05.09.2016

K O N K U R S

Për pranimin e studentëve në konvikte dhe ushqim në mensen e studentëve për vitin Akademik 2016/ 2017. Aplikimi bëhët përmes sistemit ONLINE përmes web faqes zyrtare të QSqs.rks-gov.net dhe profilit zyrtar në facebook,Qendra e   Studentëve-Prishtinë, duke ndjekur udhëzuesin i cili gjendet në adresat e lartëshënuara.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët e rregullt të studimeve themelore komuna e të cilve është 25 km e më larg nga Prishtina.

Kriteret për pranim dhe pikët e mundëshme:

  1. Studentët nga Fakulteti i Mjekësisë, Fakulteti Teknik dhe Fakulteti i shkencave matematike-natyrore me notë mesatare 9.00 dhe me largësi 25 km e më shumë nga Prishtina, pranohen në konvikte pavarsisht totalit të pikëve që fitojnë.
  2. Studentët nga Fakultetet e tjera me not mesatare 9.5 dhe me largësi 25 km e më shumë nga Prishtina pranohen në konvikte pavarësisht numrit të pikëve të tubuara.
  3. Studentët për notë mesatare fitojnë(varsisht nga nota mesatare)…….….5 – 15 pikë
  4. Largësia nga komuna e Prishtinës………………………………………2 – 10 pikë
  5. Studentët jashtë territorit të Republikës për largësi marrin…………………..15 pikë

Studentët me status të vaçant për pikë shtesë sipas kategorive:

  1. Studentë [fëmijë] i dëshmorit ——————————————10 pikë
  2. Studentë [fëmijë] i prindit invalid të luftës —————————5 pikë
  3. Studentë, prindi i të cilit është veteran i luftës ————————4 pikë
  4. Studentë i të pagjeturit —————————————————5 pikë
  5. Studentë invalid civil i luftës ——————————————-5 pikë
  6. Studentë i prindit Martir nga lufta ————————————–4 pikë
  7. Studentë me aftësi të kufizuara —————————————–6 pikë
  8. Studentë i të burgosurit, politik ———————————–4 pikë
  9. Kartela  sociale original ————————————————–3 pikë
  10. Dy e më shumë studentë aplikant nga një familje në QS,

çertifikaten familjare, ID———————————————–3 pikë

Të gjithë studentët e këtyre kategorive të cilët përfitojnë pikë shtesë duhet që përmes sistemit ONLINE të ngarkojnë dokumentacionin e kërkuar të lëshuar nga Selitë Qendrore të Shoqatave të Dala nga Lufta dhe institucionet e tjera shtetërore. Gjithashtu këto kategori janë të obliguara që këto dokumente, vërtetime ti siellin për verifikim në QSP nga data 05.09 – 13.09.2016 në sallen e leximit konvikti nr 6 nga ora 10,30 – 15,00.

Sqarim: njoftojmë studentët se pikët e fituara nga nota mesatare dhe nga largësia, llogariten në mënyrë automatike nga SEMS, andaj edhe nuk është e nevojshme që këto dokumente të ngarkohen gjatë aplikimit.

Duke pasur parasyshë që studentët e Fakultetit të Mjekësisë viti i V dhe i VI të cilët nuk janë të përfshirë në sistemin SEMS, përveq aplikimit ONLINE janë të obliguar të sjellin për verifikim këto dokumente: Indexin, letërnjoftimin dhe çertifikatën e notave, në Qendrën e Studentëve.

Konkursi mbetet i hapur deri me datën 13.09.2016  nga dita e shpalljes.

Studentët që kanë thyer Rregulloret në fuqi në Qendrën e Studentëve nuk do të pranohen në konvikte.

  • Në konvikte do të pranohen studentët me numrin më të madh të pikëve të fituara.

Publikimi i rezultateve bëhët me datën 23.09.2016 në tabelat e konvikteve dhe faqen zyrtare të QSP.

Afati për ushtrimin e ankesave ONLINE është 26 – 27 shtator 2016.

Njoftim plotsues: Ju informojmë se 1500 studentë të tjerë, të cilët nuk i kanë plotësuar kushtet për të siguruar strehim në konvikte do të fitojnë të drejtën për ushqim në mense. Përzgjedhja e tyre do të bëhët në bazë të pikëve të fituara gjatë procesit të përzgjedhjes.

Emrat e studentëve përfitues për këtë kategori publikohen me datën 23.09.2016 në sallen “1 Tetori” për sektorin e studentëve me banim privat.

Ketu mund ta gjeni linkun per aplikim online:

91.187.98.51:8088

Per ndihme rreth aplikimit online mund te na kontaktoni ne ke nr. 044/538076 – ne dispozicion nga ora 10:00 ora 15:30

NJOFTIM

Njoftim për kandidatët të cilët kanë kaluar 50 % të testit me shkrim, të cilët ftohen të marrin pjesë në intervistën me gojë me dt.03.05.2024

NJOFTIM

Në attach gjeni të bashkangjitur listat nga verifikimet paraprake të nxjerrura nga sektori i Burimeve Njerëzore. Kandidatët të cilët plotësojnë kriteret për të i’u nënshtruar

NJOFTIM

Ne attach file gjeni te bashkangjitur njoftimet per kandidatet e suksesshem per pozitat Recepcionist/e, Gjellberes/e ,Ndihmes-Gjellberes/e, Banakier/e, Servues/e, Enelarese, Enelarese per komunitetet jo shumice, Puntor

© 2023 - Të gjitha të drejtat e rezervuara