Search
Close this search box.

Listat e përmirësuara të Fakultetit të Mjekësisë

Share

Sqarim për studentët e Fakultetit të Mjekësisë të cilët janë pranuar në konvikt për vitin akademik 2019-2020

Komisioni Qendror i Qendrës së Studentëve njofton studentët e Fakultetit të Mjekësisë të cilët  janë pranuar në konvikte se gjatë procesit të renditjes  së emrave në lista ka ndodhur një gabim teknik.

Prerja e listave bëhet nga pikët maksimale deri te ato minimale. Gjatë këtij procesi ka ndodhur një gabim në radhitjen e emrave të studentëve. Ky gabim teknik është vërejtur pas publikimit të listave.

Qendra e Studentëve i siguron të gjithë studentët të cilëve iu figuron emri në listat e publikuara se nuk ka vend për shqetësime sepse prapë do të jenë banues në konvikte por ndryshon vetëm renditja. Në bazë të renditjes përcaktohet edhe konvikti në të cilin do të vendosen.

Me këtë rast, Komisioni Qendror i QS-së do ta korrigjoj renditjen e listave të studentëve të mjekësisë në  konviktet nr 1,2,6 dhe 8 sipas pikëve të fituara dhe do t’i publikojë listat e përmirësuara.

Komisioni Qendror i Qendrës së Studentëve iu kërkon falje për këtë lëshim teknik gjatë renditjes dhe iu falënderon për mirëkuptimin e treguar.

Studentët e fakultetit të mjekësisë për çdo sqarim shtesë mund të drejtohen te zyrja për Informim, në profilin zyrtar Facebook dhe në numrin kontaktues 044 538 076.

Më poshtë gjeni linkun me të dhënat e përmirësuar:

Linku: https://drive.google.com/drive/folders/1OcEGmZVXUEKC94jBqOE884fj7SRFgqTB?usp=sharing

Me respekt

Komisioni Qendror i Qendrës së Studentëve

NJOFTIM

Listat e verifikimit paraprak për aplikantet në konkursin e hapur në Qendren e Studentëve: Dy (2)  Recepsionist/e Dy (2) Shtëpiak Dy (2)  Punëtor në sigurim

Konkurs

Qendra e Studentëve hap konkurs për këto pozita nga data 23.02.2024 deri me 23.03.2024 Pozitat për te cilat do te zhvillohen procedurat janë : Ne

© 2023 - Të gjitha të drejtat e rezervuara