Njoftim

Të nderuar studentë banues në konvikte ju ftojmë të merrni pjesë në eventin të lansimit të projektit “Ruje, mos e gjuj” që do të mbahet të hënen në kampusin e Qendrës së Studentëve në ora 11:00.

Projekti”Ruje, mos e gjuj” i iniciuar nga Coca-Cola HBC Kosova në bashkëpunim me dhjetë partner ka për qëllim ngritjen e vetëdijes mbi rëndësinë e sistemit të duhur për menaxhimin e mbeturinave dhe riciklimit në përgjithësi në kuadër të projektit do të organizohen një sërë aktivitetesh me qëllim që të mblidhen dhe riciklohen shishet e plastikës si dhe  kanaçet.

Implementimi i projektit do të fillojë në mars deri në nëntor të vitit 2019.Ky projekt do të implementohet nga organizata joqeveritare Green Art Center në këto lokacione: Qendra e Studentëve në Prishtinë, Kolegji AAB, Kolegji RIT dhe 500 familje në komunën e Vushtrrisë.

 

Me respekt,

Stafi  i Qendrës së Studentëve Prishtinë