Qendra e Studentëve në kuadër të planifikimeve për investime në vitin 2020 në përmirësimin e cilësisë së jetës së studentëve, ka filluar punimet në të gjitha hapësirat e jashtme dhe të brendshme në kampusin e konvikteve. Në konviktin nr 5 ka filluar gëlqerosja në të gjitha hapësirat e brendshme, rregullimi i mureve, ndriçimi, rregullimi dhe mirëmbajtja e nyjeve sanitare. Poashtu ne konviktin nr 2 ka filluar rregullimi i të gjitha banjove dhe nyjeve sanitare. Gjatë këtij viti Qendra e Studentëve do të vazhdoj edhe me projekte të tjera.