DREJTORI I Përgjithshëm

EKREM RUDARI

Ekrem Rudari u lind më 13 shkurt 1981 në fshatin Shajkoc, Komuna e Podujevës. Arsimin fillor
e përfundoi në vendlindje, ndërsa arsimin e mesëm në Podujevë. Studimet universitare dhe
studimet master i kreu në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit në Universitetin e Prishtinës.

Karrierën profesionale e filloi në vitin 2002 si mësimdhënës i Edukatës Fizike dhe Sportive në
shkollat e mesme të Podujevës, ku shërbeu deri në vitin 2012. Gjatë vitit akademik 2012/2013
ishte i angazhuar edhe si personel akademik në Kolegjin Universi.

Më 5 janar 2012 iu bashkua Qendrës së Studentëve në Prishtinë në pozitën e Udhëheqësit të Konviktit. Më 1 janar 2019 u caktua ushtrues detyre i pozitës së Udhëheqësit të Pallatit të Sporteve “1 Tetori”, ndërsa më 15 korrik 2022 u emërua në këtë pozitë me mandat të plotë. Më 21 shtator 2023, me vendim të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), u emërua Zëvendësues i Drejtorit të Përgjithshëm të Qendrës së Studentëve. 

Më 31 janar 2025 u zgjodh Drejtor i Përgjithshëm i Qendrës së Studentëve në Prishtinë, detyrë të cilën e ushtron edhe aktualisht. Gjatë karrierës së tij profesionale ka ndjekur trajnime dhe programe të shumta në fushat e menaxhimit, administratës publike, udhëheqjes institucionale dhe zhvillimit organizativ, duke kontribuar në avancimin e praktikave të menaxhimit dhe shërbimeve publike. 

Është i martuar dhe jeton në Prishtinë

Kontakte tjera

Sektori i Prokurimit

Almedinë Tolaj

Inspektimi i Brendshëm

Adile Hamiti

Sektori për qasje në dokumente publike

Shyhrete Abdullahu

Mbrojtja e të dhënave personale dhe hartimin e politikave të privatësisë

Shkurta Dajaku

Sektori për sinjalizim të brendshëm

Ganimete Vokrri