Search
Close this search box.

Komunikatë

Share

Hapet  konkursi  për  pranimin  e  studentëve të UP-së  në

Qendrën   e  Studentëve 

    Qendra  e  Studentëve  e  Universitetit  të  Prishtinës (UP),  shpallë  konkursin  për pranimin e  studentëve për banim  në  konvikte dhe  për ushqim  në mensë, për vitin akademik 2021/2022. Konkursi do të jetë i hapur prej datës 13.09.2021 deri më datën 19.09.2021.

Studentët  të cilët do të aplikojnë për strehim dhe ushqim në Qendrën e Studentëve, aplikimin mund ta bëjnë përmes sistemit Online, në adresat zyrtare të QS, web faqes qs.rks-gov.net dhe profilit zyrtar Facebook Qendra e Studenteve-Prishtine.

Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës në bazë të  rekomandimeve nga IKSHPK-ja, ka marrë të gjitha masat e nevojshme që këtë vit  të pranojë rreth 4000 studentë.

Qendra e Studentëve ofron  strehim, ushqim si dhe  hapësirat për studim.

Mënyra e përzgjedhjes së studentëve të cilët do të fitojnë të drejtën për strehim dhe ushqim do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me konkurs.

Të gjithë studentët e pranuar, gjatë vendosjes në konvikte duhet të dëshmojnë përmes kartelës së vaksinimit se janë të vaksinuar ndërsa studentët e pa vaksinuar duhet të kenë testin PCR për COVID-19 jo më të vjetër se 72 orë dhe do të i’u kërkohet periodikisht ky test.

Çmimi do të jetë 35 € për muaj (20€ banimi, 15 € ushqimi).

Me respekt,

Drejtoria e Qendrës së Studentëve

NJOFTIM

Kandidat të suksesshëm për këto Pozita:Zyrtar/e Për inspektim brendshëmZyrtar/e i Lart i prokurimitZyrtar/e TI për sistemeZyrtar/e për shërbime studentoreZyrtar/e për Bibliotekë Ne linkun me poshte

NJOFTIM

Në attach-file gjeni të bashkangjitur Njoftimin/Plotësues për Poziten: Një (1)Zyrtarë/e për Inspektim të Brendshëm, pas pranimit të vendimit të Komisionit të anëkesave. Ne linkun me

NJOFTIM

Në atach file gjeni njoftimet për kandidatët të cilët i janë nënshtruar test me shkrim. Kliko ne linkun me poshte per te gjitha detajet: https://drive.google.com/drive/folders/1SI5oFgvJb1f2-BJNJnuRO92qcgy1BI6k?usp=sharing

© 2023 - Të gjitha të drejtat e rezervuara