Njoftohen studentët banues në konvikte të QS për vitin Akademik 2021/22 se aplikimi për lirim nga pagesat është me datat 01 dhe 02 nëntor 2021. APLIKIMI
• Kategoritë e studentëve banues që kanë të drejtë aplikimi:
1. Student-fëmijë i dëshmorit,
2. Student-fëmijë i invalidit të UÇK-së (40% e më lartë ),
3. Studentët invalid civil të luftës,
4. Studentët përfitues të asistencës sociale,
5. Studentët e të pagjeturve (prindi),
6. Studentët me nevoja të veçanta,
7. Dy e më shumë studentë nga një familje banues në konvikte.• Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:
1. Kërkesa me shkrim.
2. ID kartela e konviktit fotokopje.
3. Kategoria dy e më shumë studentë duhet t’i dorëzojnë ID-të e konviktit kopje edhe të motres ose vëllaut dhe anasjelltas.• Dorëzimi i dokumentacionit bëhet tek zyrtarët e konvikteve përkatëse• Sqarim: Për lirim nga pagesa sipas kategorive shfrytëzohet dokumentacioni i skanuar nga studentët gjatë procesit të aplikimi për vende në konvikte, gjegjësisht procesit të verifikimit.