Njoftohen studentët banues në konvikte të QS për vitin Akademik 2022/23 se aplikimi për lirim nga pagesat fillon me datën 19.10.2022 deri me datën 21.10.2022.
APLIKIMI
• Kategoritë e studentëve banues që kanë të drejtë aplikimi:
1. Student-fëmijë i dëshmorit,
2. Student-fëmijë i invalidit të UÇK-së (40% e më lartë ),
3. Studentët invalid civil të luftës,
4. Studentët përfitues të asistencës sociale,
5. Studentët e të pagjeturve (prindi),
6. Studentët me nevoja të veçanta,
7. Dy e më shumë studentë nga një familje banues në konvikte.• Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:1. Kërkesa me shkrim.2. ID kartela e konviktit fotokopje.3. Studentët-fëmijë i invalidit të UÇK-së vërtetimin për shkallen e invaliditetit nga Shoqata e Invalidëve të UÇK Selia Qendrore Prishtinë.Kategoria dy e më shumë studentë duhet t’i dorëzojnë ID-të e konviktit kopje edhe të motres ose vëllaut dhe anasjelltas.• Dorëzimi i dokumenteve bëhet tek zyrtarët e konvikteve përkatëse
.• Sqarim: Për lirim nga pagesa sipas kategorive shfrytëzohet dokumentacioni i skanuar nga studentët gjatë procesit të aplikimi për vende në konvikte, gjegjësisht procesit të verifikimit.