Komunikatë

Share

Hapet  konkursi  për  pranimin  e  studentëve të UP-së  në Qendrën   e  Studentëve 

Qendra  e  Studentëve  e  Universitetit  të  Prishtinës (UP),  shpallë  konkursin  për pranimin e  studentëve për banim  në  konvikte dhe  për ushqim  në mensë, për vitin akademik 2019/2020. Konkursi do të jetë i hapur prej datës  04.09.2019 deri më datën 13.09.2019.

Studentët  të  cilët do të aplikojnë për strehim dhe ushqim në Qendrën e Studentëve, aplikimin do ta  bëjnë përmes sistemit Online, në adresat zyrtare të QS, web faqes  qs.cmdsoftwares.com dhe profilit zyrtar Facebook Qendra e Studenteve-Prishtine.

Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës këtë vit do të pranojë rreth  4000 studentë, për të cilët ofron  strehim, ushqim si dhe  hapësirat për lexim, studim, sport dhe  aktivitete  tjera të ndryshme.

Mënyra e përzgjedhjes së kandidatëve të cilët do të fitojnë të drejtën për strehim dhe ushqim do të bëhet  në bazë të kritereve të përcaktuara me konkurs.

Çmimi do të jetë 35 € për muaj (20 € banimi, 15 € ushqimi).

NJOFTIM

Njoftohen të gjithë studentët aplikantë për akomodim në konvikte dhe ushqim në mensë, të cilët kanë paraqitur ankesë, se pas shqyrtimit të të gjitha ankesave

NJOFTIM

Njoftohen kandidatët se rezultatet e verifikimit paraprak për pozitën Zyrtar/e i/e TI-së për Sisteme janë publikuar sot, më datë 02.10.2026, në uebfaqen zyrtare të Qendrës

Njoftim

Njoftime përcjellëse për vendosjen në konvikte për vitin akademik 2026/2027 Me poshte gjeni linkun: https://drive.google.com/drive/folders/1QJYNBc7DdkiRk0sxCYvxth1lm1d2c8_V?fbclid=IwY2xjawUnT1NleHRuA2FlbQIxMQBwZG9mBXNydGMGYXBwX2lkEDIyMjAzOTE3ODgyMDA4OTIAAR74-66zmo9TbO0dmtEvrtRLeoCAfIwBdEBP5iP2OIvzjOPGZTmrXYXQR5yVLQ_aem_FgwbZlO9tzm0-0dI6iXfcg

© 2023 - Të gjitha të drejtat e rezervuara