Search
Close this search box.

Listat e përmirësuara të Fakultetit të Mjekësisë

Share

Sqarim për studentët e Fakultetit të Mjekësisë të cilët janë pranuar në konvikt për vitin akademik 2019-2020

Komisioni Qendror i Qendrës së Studentëve njofton studentët e Fakultetit të Mjekësisë të cilët  janë pranuar në konvikte se gjatë procesit të renditjes  së emrave në lista ka ndodhur një gabim teknik.

Prerja e listave bëhet nga pikët maksimale deri te ato minimale. Gjatë këtij procesi ka ndodhur një gabim në radhitjen e emrave të studentëve. Ky gabim teknik është vërejtur pas publikimit të listave.

Qendra e Studentëve i siguron të gjithë studentët të cilëve iu figuron emri në listat e publikuara se nuk ka vend për shqetësime sepse prapë do të jenë banues në konvikte por ndryshon vetëm renditja. Në bazë të renditjes përcaktohet edhe konvikti në të cilin do të vendosen.

Me këtë rast, Komisioni Qendror i QS-së do ta korrigjoj renditjen e listave të studentëve të mjekësisë në  konviktet nr 1,2,6 dhe 8 sipas pikëve të fituara dhe do t’i publikojë listat e përmirësuara.

Komisioni Qendror i Qendrës së Studentëve iu kërkon falje për këtë lëshim teknik gjatë renditjes dhe iu falënderon për mirëkuptimin e treguar.

Studentët e fakultetit të mjekësisë për çdo sqarim shtesë mund të drejtohen te zyrja për Informim, në profilin zyrtar Facebook dhe në numrin kontaktues 044 538 076.

Më poshtë gjeni linkun me të dhënat e përmirësuar:

Linku: https://drive.google.com/drive/folders/1OcEGmZVXUEKC94jBqOE884fj7SRFgqTB?usp=sharing

Me respekt

Komisioni Qendror i Qendrës së Studentëve

NJOFTIM

Qendra e Studentëve nxjerr këtë VENDIM Në linkun e shfaqur mund ta gjeni vendimin në formën e vulosur dhe nënshkruar. https://drive.google.com/file/d/14oK6V3n2hyAiB7iql89ApdgkpwjeHytz/view?usp=sharing

NJOFTIM

Në attach gjeni të bashkangjitur verifikimin paraprak nga Sektori i Burimeve Njerëzore për pozitën: Një (1) zyrtar/e i/e TI për sisteme Për çdo informacione shtese

NJOFTIM

Në attach gjeni të bashkangjitur njoftimet për kandidatët e suksesshëm për këto pozita: Një (1) Përgjegjës/e i/e ndërrimit te sigurimitTre (3) Punëtore/e të sigurimitDy (2)

© 2023 - Të gjitha të drejtat e rezervuara