Search
Close this search box.

Komunikatë

Share

Hapet  konkursi  për  pranimin  e  studentëve të UP-së  në Qendrën   e  Studentëve 

Qendra  e  Studentëve  e  Universitetit  të  Prishtinës (UP),  shpallë  konkursin  për pranimin e  studentëve për banim  në  konvikte dhe  për ushqim  në mensë, për vitin akademik 2019/2020. Konkursi do të jetë i hapur prej datës  04.09.2019 deri më datën 13.09.2019.

Studentët  të  cilët do të aplikojnë për strehim dhe ushqim në Qendrën e Studentëve, aplikimin do ta  bëjnë përmes sistemit Online, në adresat zyrtare të QS, web faqes  qs.rks-gov.net dhe profilit zyrtar Facebook Qendra e Studenteve-Prishtine.

Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës këtë vit do të pranojë rreth  4000 studentë, për të cilët ofron  strehim, ushqim si dhe  hapësirat për lexim, studim, sport dhe  aktivitete  tjera të ndryshme.

Mënyra e përzgjedhjes së kandidatëve të cilët do të fitojnë të drejtën për strehim dhe ushqim do të bëhet  në bazë të kritereve të përcaktuara me konkurs.

Çmimi do të jetë 35 € për muaj (20 € banimi, 15 € ushqimi).

NJOFTIM

📢 NJOFTIM PËR PUBLIKIM KONKURSESH Njoftohen të gjithë të interesuarit se sot, me datë 18/12/2025, janë publikuar dy (2) konkurse për pozita të lira të

NJOFTIM

Në bazë të procedurave të rekrutimit dhe pas përfundimit të vlerësimit të kandidatëve, ju njoftojmë se me datë 17/12/2025 janë përzgjedhur kandidatët e suksesshëm për

NJOFTIM ZYRTAR

Statuti i Qendrës së Studentëve Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës ofron shërbime të cilësisë së lartë për studentët e rregullt, duke siguruar kushte

© 2023 - Të gjitha të drejtat e rezervuara