Search
Close this search box.

Konkurs

Share

Për pranimin e studentëve në konvikte dhe ushqim në mensën e studentëve për vitin Akademik 2025/2026.

Aplikimi bëhët përmes sistemit ONLINE. Linku për aplikim është: https://app.qendrastudenteve.com/ . Poashtu linkun e gjeni edhe në faqen zyrtare të Qendrës së studentëve në facebook.

Studentët e rregullt të UP, kanë mundësi të aplikojnë veçmas për të fituar të drejten për t’u ushqyer në mensën e studentëve.

Kriteret për të aplikuar janë të njëjta sikurse për aplikim për konvikt.

Për konviktet dhe mensën e QS-së  kanë të drejtë aplikimi të gjithë studentët e rregullt në studime themelore, vendbanimi i të cilëve është 25 km e më larg nga Prishtina.

Kriteret për pranim dhe pikët e mundshme:

1. Studentët nga Fakulteti i Mjekësisë, Fakulteti Teknik dhe Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore me notë mesatare 9.00 dhe me largësi 25 km e më shumë nga Prishtina, pranohen në konvikte pavarësisht totalit të pikëve që fitojnë.

2. Studentët nga fakultetet e tjera me notë mesatare 9.5 dhe me largësi 25 km e më shumë nga Prishtina pranohen në konvikte pavarësisht numrit të pikëve të fituara.

3. Studentët për notë mesatare fitojnë (varësisht nga nota mesatare)…..….5 – 15  pikë

  1. Largësia e vendbanimit nga Komuna e Prishtinës – pikët …….…………1 – 10 pikë
  2. Studentët jashtë territorit të Republikës për largësi marrin….………….15 pikë

     

    Studentët me status të vaçantë për pikë shtesë sipas kategorive:

        1. Student (fëmijë) i dëshmorit ———————————–10  pikë
        2. Student (fëmijë) i prindit invalid të luftës  ———————-5  pikë
        3. Student, prindi i të cilit është veteran i luftës ——————3  pikë
        4. Student i prindit martir nga lufta ——————————-4  pikë
        5. Student me aftësi të kufizuara ———————————-6  pikë
        6. Student i të burgosurit, politik ———————————-4   pikë
        7. Student me asistencë sociale ————————————4  pikë
        8. Dy e më shumë studentë nga një familje aplikant në QS——-3  pikë

        

    Të gjithë studentët e këtyre kategorive të cilët përfitojnë pikë shtesë duhet që përmes sistemit ONLINE të ngarkojnë dokumentacionin e kërkuar (çertifikatën) nga Ministrit përkatëse.

    Tri kategorit në vazhdim në pamundësi të dokumentit të kërkuar më lartë çertifikatën ose vërtetimin nga:

    • Shoqata e të Burgosurve Politik, zyra qëndrore  Prishtinë
    • Shoqata e personave me Aftësi të Kufizuara – Hendikos, zyra qëndrore Prishtinë.
    • Shoqata e familjeve të dëshmorëve – Selia qendrore në Prishtinë.
    Studenti i prindit martir nga lufta, vendimi i MPMS dhe çertifikata e bashkësisë familjare.

     

       • Studentët prindërit e të cilëve janë veteran e të cilët marrin pagë nga Buxheti i Republikës së Kosovës e ngarkojnë çertifikaten e prindërve të lëshuar nga Qeveria e Republikes së Kosoves, ndërsa studentët prindërit e të cilëve nuk marrin pagë nga Buxheti i Republikes së Kosoves nuk kanë nevojë t’a bëjnë ngarkimin e çertifikates së prindit veteran, sepse pikët ju llogariten nga vet sistemi nga të dhënat e MPMS. 

      
    Sqarim: Njoftojmë studentët se pikët e fituara nga nota mesatare, nga largësia, student i prindit invalid të luftës, studentëve me asistencë sociale pikët i llogarit vet sistemit online. Andaj nuk është e nevojshme që këto dokumente të ngarkohen gjatë aplikimit.


     • Te kategoria dy e më shumë studentë nga një familje, aplikuesi për vendosje në QS me rastin e aplikimit studenti i dytë apo i tretë nga e njejta familje, duhet të shkruaj nr. e letërnjoftimit të aplikantit të parë në opsionin e hapur  për këtë kategori.

     
    • Për studentët nga radhët e komuniteteve jo shumic vlen lista nga sistemi i UP-së.

     • Konkursi mbetet i hapur deri me datën 20.09.2025 ora 16:00 nga dita e shpalljes.
    Studentët që kanë thyer Rregulloret në fuqi në Qendrën e Studentëve nuk do të pranohen në konvikte.

     •  Në konvikte do të pranohen studentët me numrin më të madh të pikëve të fituara.


     Publikimi i rezultateve bëhet me datë 26.09.2025 në tabelat e konvikteve dhe faqet zyrtare të QSP.

     • Afati për ushtrimin e ankesave ONLINE është 29 – 30.09. 2025.

     • Publikimi i rezultateve të ankesave bëhet me datën 03.10.2025.

Njoftim

Hapet konkursi për pranimin e studentëve të UP-së në Qendrën e Studentëve  Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës(UP), shpall konkursin për pranimin e studentëve për banim në konvikte dhe për ushqim në mensë, për vitin

NJOFTIM

Kandidat të suksesshëm për këto Pozita:Zyrtar/e Për inspektim brendshëmZyrtar/e i Lart i prokurimitZyrtar/e TI për sistemeZyrtar/e për shërbime studentoreZyrtar/e për Bibliotekë Ne linkun me poshte

NJOFTIM

Në attach-file gjeni të bashkangjitur Njoftimin/Plotësues për Poziten: Një (1)Zyrtarë/e për Inspektim të Brendshëm, pas pranimit të vendimit të Komisionit të anëkesave. Ne linkun me

© 2023 - Të gjitha të drejtat e rezervuara