Search
Close this search box.

Konkursi për pranimin e studentëve për vitin akademik 2019-2020

Share

K O N K U R S

Për pranimin e studentëve në konvikte dhe ushqim në mensën e studentëve për vitin akademik  2019-2020.

Aplikimi bëhet përmes sistemit ONLINE.  Linku për aplikim është i publikuar në web faqën zyrtare të  QS-së  qs.rks-gov.net dhe  në profilin zyrtar në facebook Qendra e Studenteve-Prishtinë.  Udhëzuesi për aplikim gjendet në linkun e shfaqur.

https://qs.uni-pr.edu

Në konviktet dhe mensën e QS-së mund të pranohen studentët e rregulltë të studimeve themelore, komuna e të cilëve është 25 km e më larg nga Prishtina.

Kriteret për pranim dhe pikët e mundshme:

  1. Studentët nga Fakulteti i Mjekësisë, Fakulteti Teknik dhe Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore me notë mesatare 9.00 dhe me largësi 25 km e më shumë nga Prishtina, pranohen në konvikte pavarësisht totalit të pikëve të fituara.
  2. Studentët nga fakultetet e tjera me notë mesatare 9.5 dhe me largësi 25 km e më shumë nga Prishtina pranohen në konvikte pavarësisht totalit të pikëve të fituara.
  3.    Studentët për notë mesatare fitojnë …………………………….…..….5 –  15  pikë
  4. Largësia nga komuna e Prishtinës…………….…………………………2 – 10 pikë
  5. Studentët jashtë territorit të Republikës së Kosovës për largësi marrin …15 pikë

Studentët me status të vaçantë për pikë shtesë sipas kategorive:

  1. Studentë -fëmijë i dëshmorit ——————————————10  pikë
  2. Studentë -fëmijë i prindit invalid të luftës  —————————5  pikë
  3. Studentë  prindi i të cilit është veteran i luftës ————————4  pikë
  4. Studentë i të pagjeturit —————————————————5  pikë
  5. Studentë  invalid civil i luftës  ——————————————-5  pikë
  6. Studentë i prindit Martir nga lufta ————————————–4  pikë
  7. Studentë me aftësi të kufizuara —————————————–6  pikë
  8. Studentë- fëmijë i të burgosurit politik —————————-4   pikë
  9.  Studentë me asistencë sociale   ——————————————3  pikë
  10. Dy e më shumë studentë nga një familje aplikant në QS (duhet t’i ngarkojnë letërnjoftimet e njëri-tjetrit,————————————————–3 pikë

Të gjithë studentët e këtyre kategorive të cilët përfitojnë pikë shtesë duhet që përmes sistemit ONLINE të ngarkojnë dokumentacionin e kërkuar.

  • Studentët prindërit e të cilëve u përkasin Kategorive të Dala nga Lufta e  UÇK-së vertetimet duhet t’i marrin në ndërtesen e Qeverisë së Kosovës pranë Zyrës së Kryeministrit (ZKM-ZVL).
  • Shoqata e të Burgosurve Politik, zyra qëndrore në Prishtinë
  • Shoqata e Personave me Aftësi të Kufizuara- HANDIKOS
  • Studentë e të pagjeturit dhe studentë i prindit Martir nga lufta duhet të ngarkojnë çertifikatat e bashkësisë familjare dhe vendimet e Ministrisë së Mirëqenies Sociale MPMS.

Sqarim: Njoftojmë studentët se pikët e fituara nga nota mesatare dhe nga largësia llogariten në mënyrë automatike nga SEMS ndërsa studentëve  nën asistencën sociale pikët i’u llogariten përmes sistemit online. Andaj nuk është e nevojshme që këto dokumente të ngarkohen gjatë aplikimit.

  • Konkursi mbetet i hapur deri me datën 13.09.2019 ora 16,00 nga dita e shpalljes.

Studentët që kanë thyer Rregulloret në fuqi në Qendrën e Studentëve nuk do të pranohen në konvikte.

  • Në konvikte do të pranohen studentët me numrin më të madh të pikëve të fituara.

Publikimi i rezultateve bëhët  me datën  23.09.2019  në tabelat e konvikteve dhe faqet zyrtare të QS-së.

Afati për ushtrimin e ankesave ONLINE është 24 – 25 shtator 2019.

Njoftim plotësues: Ju informojmë se 1500 studentë të tjerë, të cilët nuk i kanë plotësuar kushtet për të siguruar strehim në konvikte do të fitojnë të drejten për ushqim në mensë. Përzgjedhja e tyre do të bëhët në bazë të pikëve të fituara gjatë procesit të përzgjedhjes.

Publikimi i rezultateve edhe për këtë  kategori të studentëve bëhet me datën 23.09.2019.

Drejtoria e Qendrës së Studentëve Prishtinë

NJOFTIM

Lista e studentëve të pranuar me ankesa Studentët e pranuar me listë të ankesave, duhet të vendosen në konvikte me date: 03 dhe 04 2024.

NJOFTIM

Njoftimet përcjellëse për vendosje në Konvikte dhe Mense 2024/2025 Per me shume informacione kliko ne linkun me poshte:https://drive.google.com/drive/folders/10-WO-s8w_yrvY1LapxYTXN35h9ubMj6b?usp=sharing

NJOFTIM

Afati për ankesa Njoftohen studentët se paraqitja e ankesave bëhet përmrs sistemit online në linkun e publikuar në adresat zyrtare në wrbfaqen qs.rks-gov.net dhe përmes

© 2023 - Të gjitha të drejtat e rezervuara