Search
Close this search box.

Njoftim

Share

Hapet konkursi për pranimin e studentëve të UP-së në Qendrën e Studentëve 

Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës(UP), shpall konkursin për pranimin e studentëve për banim në konvikte dhe për ushqim në mensë, për vitin akademik 2025/2026. Konkursi do të jetë i hapur prej datës 15.09.2025 deri më datën 20.09.2025.

Studentët të cilët do të aplikojnë për strehim dhe ushqim në Qendrën e Studentëve, aplikimin mund ta bëjnë përmes sistemit Online, në adresat zyrtare të QS, web faqes qs.rks-gov.net dhe profilit zyrtar Facebook Qendra e Studenteve-Prishtine.

Qendra e Studentëve këtë vit do të pranojë rreth 4000 studentë.

Qendra e Studentëve ofron strehim, ushqim si dhe hapësirat për studime.

Po ashtu, studentët e rregullt të UP-së, kanë mundësi të aplikojnë veçmas për të fituar të drejtën për t’u ushqyer në mensën e studentëve.

Kriteret për të aplikuar janë të njëjta sikurse për aplikim për konvikt.

Numri i studentëve që do të përfitojnë për ushqim në mensë, është 1500 student.

Mënyra e përzgjedhjes së studentëve të cilët do të fitojnë të drejtën për strehim dhe ushqim do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me konkurs.

Çmimi do të jetë 35€ për muaj (20€ banimi, 15€ ushqimi).

Njoftim

Në vijim gjeni rezultatin për kandidatin e fitues, për pozitën e punës: Linku: https://drive.google.com/file/d/1MN32W1vmiEdBw6Cf3cUhxPeK56GMey8v/view?usp=sharing Çdo të mirë !

NJOFTIM

Të nderuar, Ju njoftojmë se në dokumentin e bashkangjitur gjeni njoftimin zyrtar lidhur me kandidatin e suksesshëm për pozitën: Një (1) Ndihmës/e Kuzhinier/e. Ky publikim

NJOFTIM

Të nderuar, Ju njoftojmë se në bashkëngjitje të këtij njoftimi gjeni verifikimin paraprak për pozitën: një (1) Elektricist, nga Sektori i Burimeve Njerëzore. Për informacione

© 2023 - Të gjitha të drejtat e rezervuara