Search
Close this search box.

NJOFTIM

Share

Njoftim për ndryshimet në shërbimet e mensës dhe orarin e konvikteve gjatë muajit të Ramazanit

Të nderuar studentë,

Në kuadër të muajit të shenjtë të Ramazanit, ju informojmë për ndryshimet e mëposhtme në shërbimet e mensës dhe në orarin e konvikteve:

Shujta për Syfyr:

Për t’ju mundësuar një ushqim të përshtatshëm gjatë syfyrit, mensa do të ofrojë shujta të thata të paketuara. Këto shujta mund t’i merrni çdo ditë gjatë orarit të drekës, në një linjë të veçantë ushqimi të dedikuar për këtë qëllim.

Shërbimi gjatë Iftarit:

Për shkak të numrit të madh të studentëve gjatë iftarit, hapësirat e brendshme të restorantit mund të jenë të mbingarkuara. Për të shmangur këtë situatë, në të gjitha linjat do të servohet edhe ushqim i paketuar, duke ju mundësuar ta merrni me vete dhe ta konsumoni në dhomat tuaja në konvikte.

Orari i hyrje-daljeve në konvikte gjatë Syfyrit:

Gjatë muajit të Ramazanit, për t’ju lehtësuar përgatitjet për syfyr, hyrje-daljet në konvikte do të lejohen nga ora 03:00 deri në përfundim të kohës së syfyrit. Ky ndryshim është i përkohshëm dhe synon t’ju ofrojë mundësinë për të siguruar ushqim ose nevoja të tjera gjatë kësaj kohe.

Pas përfundimit të muajit të Ramazanit, orari i mëparshëm i hyrje-daljeve do të rikthehet në fuqi.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!

Me fat dhe shëndet gjatë muajit të madhërishëm të Ramazanit!

KONKURS

Qendra e Studentëve, me datë 02.02.2026, hap konkurs pune për këto pozita: Qendra e Studentëve inkurajon të gjithë të interesuarit që të aplikojnë për këto

NJOFTIM

Njoftohen kandidatët e suksesshëm për pozitat: –Një (1) Ndezës i kazanëve me avull –Një (1) Enëlarës/e Për më shumë detaje klikoni në linkun më poshtë:https://drive.google.com/drive/folders/1sxgoUwlAaW_Ot-RIlCVwqSHoMVZokT5U?usp=sharing

Njoftim

Qendra e Studentëve ju informon se, pas bisedimeve me Parlamentin Studentor dhe duke marrë parasysh vështirësitë e shkaktuara nga vërshimet e fundit, afati për pagesën

© 2023 - Të gjitha të drejtat e rezervuara