Search
Close this search box.

Përurohet Konvikti VIII në Qendrën e Studentëve

Share

Sot është përuruar konvikti numër 8 në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

Në këtë ceremoni morën pjesë ministri i  Arsimit ,Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi, ministri i Tregtisë dhe Industrisë  Bajram Hasani, zëvendësministri i Kulturës  Rinisë dhe Sportit Rexhep Hoti, Rektori i Universitetit  të Prishtinës Marjan Dema, Kryetari i Komisionit për Arsim Ismajl Kurteshi.

Me këtë rast drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta ka thënë se ndërtimi i këtij konvikti ka kushtuar 1.5 milionë euro dhe se është financuar nga MASHT-i, “Kapaciteti i tij është 155 dhoma me biblioteka, leximore, salla për rekreacion. Me shtimin e numrit të këtyre kapaciteteve, numri i studentëve në konvikte arrin në 4 mijë”, ka thënë ai.

“Ne si menaxhment nuk do të ndalemi së punuari në rritjen e kapaciteteve tjera të nevojshme. Ky zgjerim i kapaciteteve padyshim  kërkon përkrahjen dhe bashkëpunimine e MASHT-it, bashkëpunim i cili nuk ka munguar.

Poashtu edhe një bashkëpunim më serioz me KK e Prishtinës, lidhur me sqarimin e pronësisë për ndërtimin e konvikteve si dhe përshpejtimin e dhënies së lejeve urbanistike dhe ndërtimore” ka theksuar z.Sfishta.

Ndërsa ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka thënë se studentët e meritojnë të kenë kushte sa me te mira në mënyrë që ata vetëm të mësojnë. “Ne do të kemi bashkëpunime tjera që edhe më tutje t’i përmirësojmë kushtet e studenteve por të kemi edhe konvikte të reja”, ka deklaruar Bytyqi.

Njoftim

Në vijim gjeni rezultatin për kandidatin e fitues, për pozitën e punës: Linku: https://drive.google.com/file/d/1MN32W1vmiEdBw6Cf3cUhxPeK56GMey8v/view?usp=sharing Çdo të mirë !

NJOFTIM

Të nderuar, Ju njoftojmë se në dokumentin e bashkangjitur gjeni njoftimin zyrtar lidhur me kandidatin e suksesshëm për pozitën: Një (1) Ndihmës/e Kuzhinier/e. Ky publikim

NJOFTIM

Të nderuar, Ju njoftojmë se në bashkëngjitje të këtij njoftimi gjeni verifikimin paraprak për pozitën: një (1) Elektricist, nga Sektori i Burimeve Njerëzore. Për informacione

© 2023 - Të gjitha të drejtat e rezervuara