Projekti “Ruje, mos e gjuj”

Share

Sot në ambinetin e Qendrës së Studentëve u mbajt ceremonia e lansimit të projektit “ Ruje, mos e gjuj” meqë rast u nënshkrua Marrëveshja e Bashkpunimit në mes partnerëve implementues: Qendrës së Studentëve, Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Green Art Center, Coca-Cola HBC Kosova, Kolegji AAB, RIT Kosova, Komuna e Vushtrrisë , KRM Uniteti dhe Eco Green Recycling. Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i MMPH-së Fatmir Matoshi, Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës së Studentëve Fatmir Sfishta, Drejtorit Ekzekutiv të Coca-Colas Neritan Tira, Drejtoresha e Green Art Center Merlina Beu Muçaj, kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri dhe partnerët e tjerë.
Qëllimi i kësaj fushate është edukimi dhe ngritja e vetëdijes për riciklim dhe menaxhim të mbeturinave në pergjithësi në kuadër të të cilit do të organizohen aktivitete të ndryshme.
Realizimi i projektit do të fillojë në mars deri në nëntor të vitit 2019. Ky projekt do të implementohet nga organizata joqeveritare Green Art Center në këto lokacione: Qendra e Studentëve në Prishtinë, Kolegji AAB, Kolegji RIT dhe 500 familje në komunën e Vushtrrisë.

Njoftim

Njoftime përcjellëse për vendosjen në konvikte për vitin akademik 2026/2027 Me poshte gjeni linkun: https://drive.google.com/drive/folders/1QJYNBc7DdkiRk0sxCYvxth1lm1d2c8_V?fbclid=IwY2xjawUnT1NleHRuA2FlbQIxMQBwZG9mBXNydGMGYXBwX2lkEDIyMjAzOTE3ODgyMDA4OTIAAR74-66zmo9TbO0dmtEvrtRLeoCAfIwBdEBP5iP2OIvzjOPGZTmrXYXQR5yVLQ_aem_FgwbZlO9tzm0-0dI6iXfcg

Njoftim

Listat e studentëve të cilët nuk janë pranuar në konvikte dhe mensë. Me poshte gjeni linkun:https://drive.google.com/drive/folders/1OOLYcTD9ivfrXsPtkr1so_-e7RlY0l-0?fbclid=IwY2xjawUnTtNleHRuA2FlbQIxMQBwZG9mBXNydGMGYXBwX2lkEDIyMjAzOTE3ODgyMDA4OTIAAR5fZd4bcWPTQPMtiD0kn4BDX4Y6ti-6n8YaOZaJjH_u0oEWI0IsylBcp4uH1g_aem_KJxbADt4oAoN00ACsUIZUA

Njoftim

Listat e studentëve të pranuar në konvikte dhe mensë për vitin akademik 2026-2027. Sqarim:Studentët nga radhët e komuniteteve jo shumicë, të cilët, në bazë të

© 2023 - Të gjitha të drejtat e rezervuara