Zyrtarët e Qendrës së Studentëve vizituan Rezidencën Studentore Universitare në Tiranë

Share

Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës së Studentëve në Prishtinë me disa përfaqësues të tjerë të saj, kanë vizituar dje Rezidencën Studentore Universitare në Tiranë.
Ku nga afër u njohën me punën dhe veprimtarinë që zhvillohen në Qytetin Studenti në Tiranë.
Drejtori i Qendrës së Studentëve Fatmir Sfishta dhe përfaqësuesit e tjerë të Qendrës u takuan me drejtoreshën e Rezidencës Studentore Universitare, Anila Shehu, dhe zyrtarët tjerë, ata u zotuan se do t’i shkëmbejnë përvojat e tyre në mes vete në dobi të studentëve.
Gjithashtu u organizua edhe një takim me studentët banues dhe përfaqësuesve të Qendrës së Studentëve në Prishtinë, ku ata shfaqen interesimin e tyre për kushtet dhe jetën që zhvillohet në qytetin e studentëve në Prishtinë.
Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta, i bëri ftesë drejtoreshës Shehu, që të bëjë një vizitë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, në mënyrë që edhe më shumë të forcohen bashkëpunimet në mes këtyre dy institucioneve.

Njoftim për kandidatin fitues

Qendra e Studentëve njofton se, pas përfundimit të procesit të rekrutimit për pozitën “Zyrtar/e i/e TI-së për Sisteme”, është përzgjedhur kandidati fitues. Njoftimin zyrtar për

NJOFTIM

Publikohet lista e studentëve të pranuar në konvikte dhe mensë nga lista e pritjes për vitin akademik 2026/2027. Vendosja e studentëve do të bëhet më

© 2023 - Të gjitha të drejtat e rezervuara