Komunikatë

Share

Hapet konkursi për pranimin e studentëve të UP-së në Qendrën e Studentëve

Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës (UP), shpallë konkursin për pranimin e studentëve për banim në konvikte dhe për ushqim në mensë, për vitin akademik 2022/2023.

Konkursi do të jetë i hapur prej datës 12.09.2022 deri më datën 18.09.2022.Studentët të cilët do të aplikojnë për strehim dhe ushqim në Qendrën e Studentëve, aplikimin mund ta bëjnë përmes sistemit Online, në adresat zyrtare të QS, web faqes qs.cmdsoftwares.com dhe profilit zyrtar Facebook Qendra e Studenteve-Prishtine.

Qendra e Studentëve këtë vit do të pranojë rreth 4000 studentë. Qendra e Studentëve ofron strehim, ushqim si dhe hapësirat për studim.Poashtu këtë vit Akademik, studentët e rregullt të UP-së, kanë mundësi të aplikojnë veçmas për të fituar të drejtën për t’u ushqyer në mensën e studentëve.

Kriteret për të aplikuar janë të njëjta sikurse për aplikim për konvikt.Numri i studentëve që do të përfitojnë për ushqim në mensë, është 1500 student.

Mënyra e përzgjedhjes së studentëve të cilët do të fitojnë të drejtën për strehim dhe ushqim do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me konkurs.Çmimi do të jetë 35 € për muaj (20€ banimi, 15 € ushqimi).

NJOFTIM

Njoftohen të gjithë studentët aplikantë për akomodim në konvikte dhe ushqim në mensë, të cilët kanë paraqitur ankesë, se pas shqyrtimit të të gjitha ankesave

NJOFTIM

Njoftohen kandidatët se rezultatet e verifikimit paraprak për pozitën Zyrtar/e i/e TI-së për Sisteme janë publikuar sot, më datë 02.10.2026, në uebfaqen zyrtare të Qendrës

Njoftim

Njoftime përcjellëse për vendosjen në konvikte për vitin akademik 2026/2027 Me poshte gjeni linkun: https://drive.google.com/drive/folders/1QJYNBc7DdkiRk0sxCYvxth1lm1d2c8_V?fbclid=IwY2xjawUnT1NleHRuA2FlbQIxMQBwZG9mBXNydGMGYXBwX2lkEDIyMjAzOTE3ODgyMDA4OTIAAR74-66zmo9TbO0dmtEvrtRLeoCAfIwBdEBP5iP2OIvzjOPGZTmrXYXQR5yVLQ_aem_FgwbZlO9tzm0-0dI6iXfcg

© 2023 - Të gjitha të drejtat e rezervuara