Search
Close this search box.

Komunikatë

Share

Hapet konkursi për pranimin e studentëve të UP-së në Qendrën e Studentëve

Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës (UP), shpallë konkursin për pranimin e studentëve për banim në konvikte dhe për ushqim në mensë, për vitin akademik 2022/2023.

Konkursi do të jetë i hapur prej datës 12.09.2022 deri më datën 18.09.2022.Studentët të cilët do të aplikojnë për strehim dhe ushqim në Qendrën e Studentëve, aplikimin mund ta bëjnë përmes sistemit Online, në adresat zyrtare të QS, web faqes qs.rks-gov.net dhe profilit zyrtar Facebook Qendra e Studenteve-Prishtine.

Qendra e Studentëve këtë vit do të pranojë rreth 4000 studentë. Qendra e Studentëve ofron strehim, ushqim si dhe hapësirat për studim.Poashtu këtë vit Akademik, studentët e rregullt të UP-së, kanë mundësi të aplikojnë veçmas për të fituar të drejtën për t’u ushqyer në mensën e studentëve.

Kriteret për të aplikuar janë të njëjta sikurse për aplikim për konvikt.Numri i studentëve që do të përfitojnë për ushqim në mensë, është 1500 student.

Mënyra e përzgjedhjes së studentëve të cilët do të fitojnë të drejtën për strehim dhe ushqim do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me konkurs.Çmimi do të jetë 35 € për muaj (20€ banimi, 15 € ushqimi).

NJOFTIM

Njoftohen studentët e pranuar në konvikte nga lista e pritjes se afati për vendosje në konvikte është më datën 13 dhe 14 tetor 2025. Fletëpagesat

NJOFTIM

Lista e studentëve të pranuar me Ankesa Të nderuar, më poshtë gjeni linkun e studentëve të pranuar me ankesa: https://drive.google.com/file/d/12L10to0oHBNX7N_GSTf1NihseS1OprH6/view?usp=sharing&fbclid=IwZXh0bgNhZW0CMTEAYnJpZBExR0RKSFJTZEo1T08yejhHZwEetjtahLKouc773LNWR1gER69QW60JQiDu3-YRsdCti80SWrnwrVtyUerkdfI_aem_xPwYjYXhEKV48eDqHfQbCg Me respekt!

NJOFTIM

Njoftohen studentët e pranuar në konvikte dhe mensë për vitin akademik 2025-2026 se në linkun e mëposhtem mund të shkarkojnë fletëpagesat për strehim dhe ushqim

© 2023 - Të gjitha të drejtat e rezervuara