Search
Close this search box.

Komunikatë

Share

Hapet konkursi për pranimin e studentëve të UP-së në Qendrën e Studentëve

Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës (UP), shpallë konkursin për pranimin e studentëve për banim në konvikte dhe për ushqim në mensë, për vitin akademik 2022/2023.

Konkursi do të jetë i hapur prej datës 12.09.2022 deri më datën 18.09.2022.Studentët të cilët do të aplikojnë për strehim dhe ushqim në Qendrën e Studentëve, aplikimin mund ta bëjnë përmes sistemit Online, në adresat zyrtare të QS, web faqes qs.rks-gov.net dhe profilit zyrtar Facebook Qendra e Studenteve-Prishtine.

Qendra e Studentëve këtë vit do të pranojë rreth 4000 studentë. Qendra e Studentëve ofron strehim, ushqim si dhe hapësirat për studim.Poashtu këtë vit Akademik, studentët e rregullt të UP-së, kanë mundësi të aplikojnë veçmas për të fituar të drejtën për t’u ushqyer në mensën e studentëve.

Kriteret për të aplikuar janë të njëjta sikurse për aplikim për konvikt.Numri i studentëve që do të përfitojnë për ushqim në mensë, është 1500 student.

Mënyra e përzgjedhjes së studentëve të cilët do të fitojnë të drejtën për strehim dhe ushqim do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me konkurs.Çmimi do të jetë 35 € për muaj (20€ banimi, 15 € ushqimi).

NJOFTIM

Të nderuar, Ju njoftojmë se në dokumentin e bashkangjitur gjeni njoftimin zyrtar lidhur me kandidatin e suksesshëm për pozitën: Një (1) Ndihmës/e Kuzhinier/e. Ky publikim

NJOFTIM

Të nderuar, Ju njoftojmë se në bashkëngjitje të këtij njoftimi gjeni verifikimin paraprak për pozitën: një (1) Elektricist, nga Sektori i Burimeve Njerëzore. Për informacione

Aktvendim

Në mbështetje të nenit 13 të Statutit të Qendrës së Studentëve të Universitetit të Prishtinës në Prishtinë, për kompetencat e drejtorit të Qendrës së Studentëve

© 2023 - Të gjitha të drejtat e rezervuara