Search
Close this search box.

Komunikatë

Share

Hapet konkursi për pranimin e studentëve të UP-së në Qendrën e Studentëve

Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës (UP), shpallë konkursin për pranimin e studentëve për banim në konvikte dhe për ushqim në mensë, për vitin akademik 2022/2023.

Konkursi do të jetë i hapur prej datës 12.09.2022 deri më datën 18.09.2022.Studentët të cilët do të aplikojnë për strehim dhe ushqim në Qendrën e Studentëve, aplikimin mund ta bëjnë përmes sistemit Online, në adresat zyrtare të QS, web faqes qs.rks-gov.net dhe profilit zyrtar Facebook Qendra e Studenteve-Prishtine.

Qendra e Studentëve këtë vit do të pranojë rreth 4000 studentë. Qendra e Studentëve ofron strehim, ushqim si dhe hapësirat për studim.Poashtu këtë vit Akademik, studentët e rregullt të UP-së, kanë mundësi të aplikojnë veçmas për të fituar të drejtën për t’u ushqyer në mensën e studentëve.

Kriteret për të aplikuar janë të njëjta sikurse për aplikim për konvikt.Numri i studentëve që do të përfitojnë për ushqim në mensë, është 1500 student.

Mënyra e përzgjedhjes së studentëve të cilët do të fitojnë të drejtën për strehim dhe ushqim do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me konkurs.Çmimi do të jetë 35 € për muaj (20€ banimi, 15 € ushqimi).

NJOFTIM PËR KANDIDATËT E SUKSESSHËM

Qendra e Studentëve shpall rezultatet përfundimtare për konkursin: Detajet tjera mund ti gjeni në linkun në vijim: https://drive.google.com/drive/folders/1CGmJHTYSGb5eoiWPl7kzRk95wUCgPkai?usp=sharing

Njoftim

Qendra e Studentëve shpall rezultatet përfundimtare për konkursin “Udhëheqës/e i/e Sektorit për Buxhet dhe Financa”. Detajet tjera mund ti gjeni në linkun në vijim: https://drive.google.com/file/d/11dqLzpJyWw_Jh-t_s7489UVYBhkLBBOx/view?usp=sharing

NJOFTIM

Verifikimi paraprak i aplikantëve që kanë plotësuar kriteret e konkursit për pozitat: Kandidatët e përfshirë në listën e bashkëngjitur kanë përmbushur kriteret e përcaktuara në

© 2023 - Të gjitha të drejtat e rezervuara