Search
Close this search box.

Konkurs per Mense

Share

Qendra e Studentëve në Prishtinë shpallë : 03.10.2022

KONKURS

Për pranimin e studentëve për ushqim në mensën e studentëve për vitin Akademik 2022/2023. Aplikimi bëhët përmes sistemit ONLINE. Linku për aplikim është i publikuar në web faqen zyrtare të QS-së qs.rks-gov.net dhe në profilin zyrtar në facebook Qendra e Studenteve-Prishtine.

Udhëzuesi për aplikim gjendet në linkun e shfaqur.https://qs.uni-pr.edu/Numri i studentëve që do të përfitojnë për ushqim në mensë, është 1000 student.

Në këtë konkurs pranohen studentët e rregullt të studimeve themelore, komuna e të cilëve është 25 km e më larg nga Prishtina.

Kriteret për pranim dhe pikët e mundshme:

1. Studentët nga Fakulteti i Mjekësisë, Fakulteti Teknik dhe Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore me notë mesatare 9.00 dhe me largësi 25 km e më shumë nga Prishtina, pranohen në mensë pavarësisht totalit të pikëve që fitojnë.

2. Studentët nga fakultetet e tjera me notë mesatare 9.5 dhe me largësi 25 km e më shumë nga Prishtina pranohen në mensë pavarësisht numrit të pikëve të fituara.

3. Studentët për notë mesatare fitojnë (varësisht nga nota mesatare)…..….5 – 15 pikëLargësia nga Komuna e Prishtinës…………….…………2 – 10 pikëStudentët jashtë territorit të Republikës për largësi marrin….………..……..15 pikëStudentët me status të vaçant për pikë shtesë sipas kategorive: 1. student (fëmijë) i dëshmorit ————————-10 pikë 2. student (fëmijë) i prindit invalid të luftës ———–5 pikë 3. student, prindi i të cilit është veteran i luftës ——-3 pikë 4. student i të pagjeturit ——————————–5 pikë 5. student invalid civil i luftës ————————–5 pikë 6. student i prindit martir nga lufta ——————–4 pikë 7. student me aftësi të kufizuara ———————–6 pikë 8. student i të burgosurit, politik ———————- 4 pikë 9. student me asistencë sociale ————————-4 pikë10.dy e më shumë studentë nga një familje aplikant në QS ….3 pikëTë gjithë studentët e këtyre kategorive të cilët përfitojn pikë shtesë duhet që përmes sistemit ONLINE të ngarkojnë dokumentacionin e kërkuar (vertetimin)nga :

• Shoqata e të Burgosurve Politik, zyra qëndrore Prishtinë

• Shoqata e personave me Aftësi të Kufizuara – Hendikos, zyra qëndrore Prishtinë.

• Shoqata e familjeve të dëshmorëve – Selia qëndrore në Prishtinë .Studenti i prindit martir nga lufta, student i të pagjeturit, student invalid civil i luftës vendimi i MPMS dhe çertifikata e bashkësisë familjare.

• Studentët , prindërit e të cilëve janë veteran të Luftës , e të cilët marrin pagë nga Buxheti i Republikes së Kosovës, e ngarkojnë çertifikatën e veteranit të prindit , të lëshuar nga Qeveria e Republikes së Kosovës, ndërsa studentët prindërit e të cilëve nuk marrin pagë nga Buxheti i Republikes së Kosovës nuk kanë nevoj t’a bëjnë ngarkimin e çertifikatës së prindit veteran, sepse pikët i’u llogariten nga vet sistemi, nga të dhënat e MPMS. Sqarim: Njoftojmë studentët se pikët e fituara nga nota mesatare, nga largësia, student i prindit invalid të luftës, studentëve me asistencë sociale pikët i’u llogaritën përmes sistemit online. Andaj nuk është e nevojshme që këto dokumente të ngarkohen gjatë aplikimit. . Te kategoria dy e më shumë studentë nga një familje, aplikuesi për mensë në QS me rastin e aplikimit studenti i dytë apo i tretë nga e njejta familje, duhet të shkruaj nr. e letërnjoftimit të aplikantit të parë , në opsionin e hapur për këtë kategori.

• Konkursi mbetet i hapur deri me datën 05.10.2022 nga dita e shpalljes.. Studentët që kanë thyer Rregulloret në fuqi në Qendrën e Studentëve nuk do të pranohen në mensë.

• Në mensë do të pranohen studentët me numrin më të madh të pikëve të fituara. Publikimi i rezultateve bëhet me datë 07.10.2022 në faqet zyrtare të QSP.

Drejtoria e Qendrës së Studentëve, Prishtinë

NJOFTIM

Njoftim për kandidatët të cilët kanë kaluar 50 % të testit me shkrim, të cilët ftohen të marrin pjesë në intervistën me gojë me dt.03.05.2024

NJOFTIM

Në attach gjeni të bashkangjitur listat nga verifikimet paraprake të nxjerrura nga sektori i Burimeve Njerëzore. Kandidatët të cilët plotësojnë kriteret për të i’u nënshtruar

NJOFTIM

Ne attach file gjeni te bashkangjitur njoftimet per kandidatet e suksesshem per pozitat Recepcionist/e, Gjellberes/e ,Ndihmes-Gjellberes/e, Banakier/e, Servues/e, Enelarese, Enelarese per komunitetet jo shumice, Puntor

© 2023 - Të gjitha të drejtat e rezervuara