Search
Close this search box.

Njoftim

Share

Qendra e Studentëve njofton studentët e pranuar në afatin e dytë në Universitetin e Prishtinës që të përshpejtojnë procedurën e regjistrimit në SEMS.

Vetëm pas përfundimit të regjistrimit në SEMS studentët do të kenë mundësi të aplikojnë për banim në konvikt dhe ushqim në mensë për vitin akademik 2025/2026.

Ju informojmë se procedura e regjistrimit në SEMS zhvillohet nga fakultetet përkatëse dhe nuk është kompetencë e Qendrës së Studentëve.

Duke qenë se afati i aplikimit për konvikt dhe mensë po i afrohet përfundimit, ju njoftojmë se ai nuk do të zgjatet për shkak të angazhimeve të mëdha të Komisionit Qendror të Qendrës së Studentëve.

Lutemi që studentët të jenë të kujdesshëm gjatë aplikimit, pasi: aplikimi për banim në konvikt dhe ushqim në mensë është i ndarë nga aplikimi vetëm për ushqim në mensë.

Ju ftojmë që të ndiqni me kujdes hapat e aplikimit, për të shmangur gabimet gjatë procedurës.

Ju faleminderit për mirëkuptim!

KONKURS

Qendra e Studentëve, me datë 02.02.2026, hap konkurs pune për këto pozita: Qendra e Studentëve inkurajon të gjithë të interesuarit që të aplikojnë për këto

NJOFTIM

Njoftohen kandidatët e suksesshëm për pozitat: –Një (1) Ndezës i kazanëve me avull –Një (1) Enëlarës/e Për më shumë detaje klikoni në linkun më poshtë:https://drive.google.com/drive/folders/1sxgoUwlAaW_Ot-RIlCVwqSHoMVZokT5U?usp=sharing

Njoftim

Qendra e Studentëve ju informon se, pas bisedimeve me Parlamentin Studentor dhe duke marrë parasysh vështirësitë e shkaktuara nga vërshimet e fundit, afati për pagesën

© 2023 - Të gjitha të drejtat e rezervuara