Search
Close this search box.

Njoftim

Share

Pas takimit koordinues të mbajtur me përfaqësues nga Rektorati i Universitetit të Prishtinës, Parlamenti Studentor, organizatat studentore dhe Qendra e Studentëve, njoftohen të gjithë studentët e Universitetit të Prishtinës se:

Afati për aplikim në konvikte dhe mensë për vitin akademik 2025/2026 është shtyrë deri më datë 22 shtator 2025, ora 24:00.

Ky vendim është marrë për të mundësuar që edhe studentët e pranuar në afatin e dytë të regjistrimit në Universitetin e Prishtinës të kryejnë procedurat përkatëse në Administratën Qendrore të UP-së dhe të aplikojnë për shërbimet e konviktit dhe mensës.

Gjithashtu, studentët do të kenë mundësi të kryejnë procedurat e regjistrimit në sistemin SEMS edhe gjatë fundjavës (të shtunën dhe të dielën).

Njoftim

Qendra e Studentëve shpall rezultatet përfundimtare për konkursin “Udhëheqës/e i/e Sektorit për Buxhet dhe Financa”. Detajet tjera mund ti gjeni në linkun në vijim: https://drive.google.com/file/d/11dqLzpJyWw_Jh-t_s7489UVYBhkLBBOx/view?usp=sharing

NJOFTIM

Verifikimi paraprak i aplikantëve që kanë plotësuar kriteret e konkursit për pozitat: Kandidatët e përfshirë në listën e bashkëngjitur kanë përmbushur kriteret e përcaktuara në

NJOFTIM PËR KANDIDATIN E SUKSESSHËM

Qendra e Studentëve, në përputhje me procedurat e rekrutimit dhe pas përfundimit të procesit të vlerësimit të kandidatëve, njofton se është përzgjedhur kandidati i suksesshëm

© 2023 - Të gjitha të drejtat e rezervuara