Search
Close this search box.

Projekti “Ruje, mos e gjuj”

Share

Sot në ambinetin e Qendrës së Studentëve u mbajt ceremonia e lansimit të projektit “ Ruje, mos e gjuj” meqë rast u nënshkrua Marrëveshja e Bashkpunimit në mes partnerëve implementues: Qendrës së Studentëve, Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Green Art Center, Coca-Cola HBC Kosova, Kolegji AAB, RIT Kosova, Komuna e Vushtrrisë , KRM Uniteti dhe Eco Green Recycling. Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i MMPH-së Fatmir Matoshi, Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës së Studentëve Fatmir Sfishta, Drejtorit Ekzekutiv të Coca-Colas Neritan Tira, Drejtoresha e Green Art Center Merlina Beu Muçaj, kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri dhe partnerët e tjerë.
Qëllimi i kësaj fushate është edukimi dhe ngritja e vetëdijes për riciklim dhe menaxhim të mbeturinave në pergjithësi në kuadër të të cilit do të organizohen aktivitete të ndryshme.
Realizimi i projektit do të fillojë në mars deri në nëntor të vitit 2019. Ky projekt do të implementohet nga organizata joqeveritare Green Art Center në këto lokacione: Qendra e Studentëve në Prishtinë, Kolegji AAB, Kolegji RIT dhe 500 familje në komunën e Vushtrrisë.

Njoftim

Njoftojmë aplikesit për pozitën Udhëheqës/e i/e Sektorit për Buxhet dhe Financa, se ka përfunduar faza e verifikimit paraprak. Në linkun në vijim mund të gjeni

Konkurs

Qendra e Studentëve shpall konkurs pune, për pozitën: Periudha e aplikimit është nga data 15.04.2026 – 14.05.2026, dhe aplikimi realizohet fizikisht në drejtorinë e Qendrës

Njoftim

Në vijim gjeni rezultatin për kandidatin e fitues, për pozitën e punës: Linku: https://drive.google.com/file/d/1MN32W1vmiEdBw6Cf3cUhxPeK56GMey8v/view?usp=sharing Çdo të mirë !

© 2023 - Të gjitha të drejtat e rezervuara