Search
Close this search box.

Zyrtarët e Qendrës së Studentëve vizituan Rezidencën Studentore Universitare në Tiranë

Share

Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës së Studentëve në Prishtinë me disa përfaqësues të tjerë të saj, kanë vizituar dje Rezidencën Studentore Universitare në Tiranë.
Ku nga afër u njohën me punën dhe veprimtarinë që zhvillohen në Qytetin Studenti në Tiranë.
Drejtori i Qendrës së Studentëve Fatmir Sfishta dhe përfaqësuesit e tjerë të Qendrës u takuan me drejtoreshën e Rezidencës Studentore Universitare, Anila Shehu, dhe zyrtarët tjerë, ata u zotuan se do t’i shkëmbejnë përvojat e tyre në mes vete në dobi të studentëve.
Gjithashtu u organizua edhe një takim me studentët banues dhe përfaqësuesve të Qendrës së Studentëve në Prishtinë, ku ata shfaqen interesimin e tyre për kushtet dhe jetën që zhvillohet në qytetin e studentëve në Prishtinë.
Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta, i bëri ftesë drejtoreshës Shehu, që të bëjë një vizitë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, në mënyrë që edhe më shumë të forcohen bashkëpunimet në mes këtyre dy institucioneve.

Njoftim

Qendra e Studentëve publikon rezultatet nga verifikimi paraprak, për pozitën: Në linkun në vijim, gjeni njoftimin përkatës: https://drive.google.com/file/d/157qjBTG0VaWeFmnkGq8Q4vjxK-3pCCPM/view?usp=sharing Intervista me gojë mbahet me datë 15.06.2026,

NJOFTIM

Qendra e Studentëve njofton se është përfunduar vlerësimi i testit me shkrim për pozitën: Një (1) Udhëheqës/e i Sektorit për Buxhet dhe Financa. Në përputhje

Konkurs

Qendra e Studentëve, shpall konkurs pune për pozitat: Në linkun në vijim mund të gjeni informacione rreth këtyre dy konkurseve. https://drive.google.com/drive/folders/1S581wg5GDuTgTI4qJFeB3Wz0gk0eWNfC?usp=sharing Qendra e Studentëve inkurajon

© 2023 - Të gjitha të drejtat e rezervuara