Njoftim

Share

Qendra e Studentëve njofton studentët e pranuar në afatin e dytë në Universitetin e Prishtinës që të përshpejtojnë procedurën e regjistrimit në SEMS.

Vetëm pas përfundimit të regjistrimit në SEMS studentët do të kenë mundësi të aplikojnë për banim në konvikt dhe ushqim në mensë për vitin akademik 2025/2026.

Ju informojmë se procedura e regjistrimit në SEMS zhvillohet nga fakultetet përkatëse dhe nuk është kompetencë e Qendrës së Studentëve.

Duke qenë se afati i aplikimit për konvikt dhe mensë po i afrohet përfundimit, ju njoftojmë se ai nuk do të zgjatet për shkak të angazhimeve të mëdha të Komisionit Qendror të Qendrës së Studentëve.

Lutemi që studentët të jenë të kujdesshëm gjatë aplikimit, pasi: aplikimi për banim në konvikt dhe ushqim në mensë është i ndarë nga aplikimi vetëm për ushqim në mensë.

Ju ftojmë që të ndiqni me kujdes hapat e aplikimit, për të shmangur gabimet gjatë procedurës.

Ju faleminderit për mirëkuptim!

NJOFTIM

Njoftohen të gjithë studentët aplikantë për akomodim në konvikte dhe ushqim në mensë, të cilët kanë paraqitur ankesë, se pas shqyrtimit të të gjitha ankesave

NJOFTIM

Njoftohen kandidatët se rezultatet e verifikimit paraprak për pozitën Zyrtar/e i/e TI-së për Sisteme janë publikuar sot, më datë 02.10.2026, në uebfaqen zyrtare të Qendrës

Njoftim

Njoftime përcjellëse për vendosjen në konvikte për vitin akademik 2026/2027 Me poshte gjeni linkun: https://drive.google.com/drive/folders/1QJYNBc7DdkiRk0sxCYvxth1lm1d2c8_V?fbclid=IwY2xjawUnT1NleHRuA2FlbQIxMQBwZG9mBXNydGMGYXBwX2lkEDIyMjAzOTE3ODgyMDA4OTIAAR74-66zmo9TbO0dmtEvrtRLeoCAfIwBdEBP5iP2OIvzjOPGZTmrXYXQR5yVLQ_aem_FgwbZlO9tzm0-0dI6iXfcg

© 2023 - Të gjitha të drejtat e rezervuara