Njoftim

Share

Pas takimit koordinues të mbajtur me përfaqësues nga Rektorati i Universitetit të Prishtinës, Parlamenti Studentor, organizatat studentore dhe Qendra e Studentëve, njoftohen të gjithë studentët e Universitetit të Prishtinës se:

Afati për aplikim në konvikte dhe mensë për vitin akademik 2025/2026 është shtyrë deri më datë 22 shtator 2025, ora 24:00.

Ky vendim është marrë për të mundësuar që edhe studentët e pranuar në afatin e dytë të regjistrimit në Universitetin e Prishtinës të kryejnë procedurat përkatëse në Administratën Qendrore të UP-së dhe të aplikojnë për shërbimet e konviktit dhe mensës.

Gjithashtu, studentët do të kenë mundësi të kryejnë procedurat e regjistrimit në sistemin SEMS edhe gjatë fundjavës (të shtunën dhe të dielën).

NJOFTIM PËR KONKURSET E PUNËS

Qendra e Studentëve ne Prishtinë njofton të gjithë të interesuarit se janë publikuar konkurset e punës për pozitat e shpallura në institucion. Në bashkëngjitje gjeni

Publikohet lista e studentëve të pranuar në konvikte dhe mensë nga Lista e Pritjes për vitin akademik 2026/2027. Vendosja e studentëve do të bëhet më

Njoftim për kandidatin fitues

Qendra e Studentëve njofton se, pas përfundimit të procesit të rekrutimit për pozitën “Zyrtar/e i/e TI-së për Sisteme”, është përzgjedhur kandidati fitues. Njoftimin zyrtar për

© 2023 - Të gjitha të drejtat e rezervuara