Search
Close this search box.

Njoftim

Share

Qendra e Studentëve njofton studentët e pranuar në afatin e dytë në Universitetin e Prishtinës që të përshpejtojnë procedurën e regjistrimit në SEMS.

Vetëm pas përfundimit të regjistrimit në SEMS studentët do të kenë mundësi të aplikojnë për banim në konvikt dhe ushqim në mensë për vitin akademik 2025/2026.

Ju informojmë se procedura e regjistrimit në SEMS zhvillohet nga fakultetet përkatëse dhe nuk është kompetencë e Qendrës së Studentëve.

Duke qenë se afati i aplikimit për konvikt dhe mensë po i afrohet përfundimit, ju njoftojmë se ai nuk do të zgjatet për shkak të angazhimeve të mëdha të Komisionit Qendror të Qendrës së Studentëve.

Lutemi që studentët të jenë të kujdesshëm gjatë aplikimit, pasi: aplikimi për banim në konvikt dhe ushqim në mensë është i ndarë nga aplikimi vetëm për ushqim në mensë.

Ju ftojmë që të ndiqni me kujdes hapat e aplikimit, për të shmangur gabimet gjatë procedurës.

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Njoftim

Qendra e Studentëve, njofton të gjithë aplikantët për pozitën e punës “Një ndihmës/e kuzhinier/e”, rreth verifikimit paraprak të aplikacioneve. Në linkun në vijim, gjeni detajet

Konkurs

Qendra e studentëve, hap konkurs për pozitën e punës: Detajet rreth konkursit, mund ti gjeni në linkun në vijim: https://drive.google.com/file/d/1gAKEG7yiXhCzs8Tzc9ULtYjyIfWheGrV/view?usp=sharing Qendra e Studentëve inkurajon të

Konkurs

Qendra e Studentëve, më datë 03.02.2026, shpall konkurs, për pozitën: Një ndihmës/e kuzhinier/e Detajet e konkursit i gjeni në linkun: https://drive.google.com/drive/folders/1yqzDf0FfmaIZsTVexuEUI_o_c9MYhvJ-?usp=sharing Qendra e Studentëve, inkurajon

© 2023 - Të gjitha të drejtat e rezervuara