Search
Close this search box.

Komunikatë

Share

Hapet  konkursi  për  pranimin  e  studentëve të UP-së  në

Qendrën   e  Studentëve 

    Qendra  e  Studentëve  e  Universitetit  të  Prishtinës (UP),  shpallë  konkursin  për pranimin e  studentëve për banim  në  konvikte dhe  për ushqim  në mensë, për vitin akademik 2021/2022. Konkursi do të jetë i hapur prej datës 13.09.2021 deri më datën 19.09.2021.

Studentët  të cilët do të aplikojnë për strehim dhe ushqim në Qendrën e Studentëve, aplikimin mund ta bëjnë përmes sistemit Online, në adresat zyrtare të QS, web faqes qs.rks-gov.net dhe profilit zyrtar Facebook Qendra e Studenteve-Prishtine.

Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës në bazë të  rekomandimeve nga IKSHPK-ja, ka marrë të gjitha masat e nevojshme që këtë vit  të pranojë rreth 4000 studentë.

Qendra e Studentëve ofron  strehim, ushqim si dhe  hapësirat për studim.

Mënyra e përzgjedhjes së studentëve të cilët do të fitojnë të drejtën për strehim dhe ushqim do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me konkurs.

Të gjithë studentët e pranuar, gjatë vendosjes në konvikte duhet të dëshmojnë përmes kartelës së vaksinimit se janë të vaksinuar ndërsa studentët e pa vaksinuar duhet të kenë testin PCR për COVID-19 jo më të vjetër se 72 orë dhe do të i’u kërkohet periodikisht ky test.

Çmimi do të jetë 35 € për muaj (20€ banimi, 15 € ushqimi).

Me respekt,

Drejtoria e Qendrës së Studentëve

KONKURS PËR VEND TË PUNËS

Institucioni ynë shpall konkurs për plotësimin e pozitës së lirë të punës: Pozita: Një (1) Enëlarës/e Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke

Njoftim

Njoftojmë aplikesit për pozitën Udhëheqës/e i/e Sektorit për Buxhet dhe Financa, se ka përfunduar faza e verifikimit paraprak. Në linkun në vijim mund të gjeni

Konkurs

Qendra e Studentëve shpall konkurs pune, për pozitën: Periudha e aplikimit është nga data 15.04.2026 – 14.05.2026, dhe aplikimi realizohet fizikisht në drejtorinë e Qendrës

© 2023 - Të gjitha të drejtat e rezervuara