Search
Close this search box.

Konkursi per aplikim per student

Share

Qendra e Studentëve në Prishtinë shpallë : 13.09.2021 KONKURSPër pranimin e studentëve në konvikte dhe ushqim në mensën e studentëve për vitin Akademik 2021/2022. Duke u bazuar në raportin e vlerësimit dhe rekomandimet e IKSHPK-së me nr 724, datë 15.10.2020 për Qendrën e Studentëve në Prishtinë, lidhur me pranimin-vendosjen e studentëve në konvikte në kohën e pandemisë Covid-19 kërkohet që të respektohen masat bazë :• të gjithë studentët e pranuar, me rastin e vendosjes ne konvikte duhet të dëshmojnë përmes kartelës se vaksinimit se janë të vaksinuar ndërsa studenët e pavaksinuar duhet të kenë testin PCR për COVID-19 jo më të vjetër se 72 orë periodikisht, • respektimi i të gjitha masave anticovid të lëshuara nga IKSHPK-ja, MSH-ja dhe institucionet e tjera relevante.Aplikimi bëhët përmes sistemit ONLINE. Linku për aplikim është i publikuar në web faqen zyrtare të QS-së qs.rks-gov.net dhe në profilin zyrtar në facebook Qendra e Studenteve-Prishtine. Udhëzuesi për aplikim gjendet në linkun e shfaqur:

https://l.facebook.com/l.php…

Në konviktet dhe mensën e QS-së pranohen studentët e rregullt të studimeve themelore, komuna e të cilëve është 25 km e më larg nga Prishtina. Kriteret për pranim dhe pikët e mundshme: 1. Studentët nga Fakulteti i Mjekësisë, Fakulteti Teknik dhe Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore me notë mesatare 9.00 dhe me largësi 25 km e më shumë nga Prishtina, pranohen në konvikte pavarësisht totalit të pikëve që fitojnë. 2. Studentët nga fakultetet e tjera me notë mesatare 9.5 dhe me largësi 25 km e më shumë nga Prishtina pranohen në konvikte pavarësisht numrit të pikëve të fituara. 3. Studentët për notë mesatare fitojnë (varësisht nga nota mesatare)…..….5 – 15 pikë4. Largësia nga Komuna e Prishtinës…………….…………………………2 – 10 pikë5. Studentët jashtë territorit të Republikës për largësi marrin….………..……..15 pikëStudentët me status të vaçant për pikë shtesë sipas kategorive: 1. student (fëmijë) i dëshmorit ——————————————10 pikë 2. student (fëmijë) i prindit invalid të luftës —————————5 pikë 3. student, prindi i të cilit është veteran i luftës ————————3 pikë 4. student i të pagjeturit —————————————————5 pikë 5. student invalid civil i luftës ——————————————-5 pikë 6. student i prindit martir nga lufta ————————————–4 pikë 7. student me aftësi të kufizuara —————————————–6 pikë 8. student i të burgosurit, politik ———————————–4 pikë 9. student me asistencë sociale ——————————————4 pikë10.dy e më shumë studentë nga një familje aplikant në QS ……….3 pikëTë gjithë studentët e këtyre kategorive të cilët përfitojn pikë shtesë duhet që përmes sistemit ONLINE të ngarkojnë dokumentacionin e kërkuar (vertetimin)nga : • Shoqata e të Burgosurve Politik, zyra qëndrore Prishtinë• Shoqata e personave me Aftësi të Kufizuara – Hendikos, zyra qëndrore Prishtinë.• Shoqata e familjeve te deshmoreve – Selia qendrore ne Prishtine .Studenti i prindit martir nga lufta, student i të pagjeturit, student invalid civil i luftes vendimi i MPMS dhe çertifikata e bashkësisë familjare.• Studentët nga komunitetet pakicë vërtetimin nga bashkësia lokale që dëshmon përkatësin etnike. Sqarim: Njoftojmë studentët se pikët e fituara nga nota mesatare, nga largësia, student invalid i luftes, student i prindit invalid te luftes, student i prindit veteran dhe studentëve me asistencë sociale pikët i’u llogaritën përmes sistemit online. Andaj nuk është e nevojshme që këto dokumente të ngarkohen gjatë aplikimit. . Te kategoria dy e më shumë studentë nga një familje, aplikuesi për vendosje në QS me rastin e aplikimit studenti i dytë apo i tretë nga e njejta familje, duhet të shkruaj nr. e letërnjoftimit të aplikantit të parë në opsionin e hapur për këtë kategori. • Konkursi mbetet i hapur deri me datën 19.09.2021 nga dita e shpalljes.. Studentët që kanë thyer Rregulloret në fuqi në Qendrën e Studentëve nuk do të pranohen në konvikte. • Në konvikte do të pranohen studentët me numrin më të madh të pikëve të fituara. Publikimi i rezultateve bëhet me datë 28.09.2021 në tabelat e konvikteve dhe faqet zyrtare të QSP. • Afati për ushtrimin e ankesave ONLINE është 29 – 30.09. 2021. • Publikimi i rezultateve të ankesave bëhet me datën 01.10.2021. . Në mensën e studentëve mund të ushqehen vetëm studentët banues në konvikte. Edhe këtë vit për shkak të pandemise Covid-19, shërbimi i ushqimit do të bëhet në formën “ merr me vete. Drejtoria e Qendrës së Studentëve, Prishtinë

NJOFTIM

Njoftim për kandidatët të cilët kanë kaluar 50 % të testit me shkrim, të cilët ftohen të marrin pjesë në intervistën me gojë me dt.03.05.2024

NJOFTIM

Në attach gjeni të bashkangjitur listat nga verifikimet paraprake të nxjerrura nga sektori i Burimeve Njerëzore. Kandidatët të cilët plotësojnë kriteret për të i’u nënshtruar

NJOFTIM

Ne attach file gjeni te bashkangjitur njoftimet per kandidatet e suksesshem per pozitat Recepcionist/e, Gjellberes/e ,Ndihmes-Gjellberes/e, Banakier/e, Servues/e, Enelarese, Enelarese per komunitetet jo shumice, Puntor

© 2023 - Të gjitha të drejtat e rezervuara