Search
Close this search box.

Njoftim për hapjen e konkursit për pranimin e studentëve për vitin akademik 2020/2021

Share

Komunikatë
Prishtinë, 28  tetor 2020

Hapet konkursi për pranimin e studentëve, të UP-së në Qendrën e Studentëve

    Qendra  e  Studentëve  e  Universitetit  të  Prishtinës (UP),  shpallë  konkursin  për pranimin e  studentëve për banim  në  konvikte dhe  për ushqim  në mensë, për vitin akademik 2020/2021.Konkursi do të jetë i hapur prej datës29.10.2020 deri më datën 07.11.2020.

Studentët  të cilët do të aplikojnë  për strehim dhe ushqim në Qendrën e Studentëve, aplikimin mund ta bëjnë përmes sistemit Online, në adresat  zyrtare të QS, web faqes qs.rks-gov.net dhe profilit zyrtar Facebook Qendra e Studenteve-Prishtine.

Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës si pasojë e zhvillimeve epidemiologjike në vend me Covid-19 dhe në bazë të rekomandimeve nga IKSHPK këtë vit do të pranojë rreth 1600 studentë, pra një student në një dhomë.

Edhe në këto rrethana QS ofron  strehim, ushqim si dhe  hapësirat për studim.

Mënyra e përzgjedhjës së kandidatëve të cilët do të fitojnë të drejtën për strehim dhe ushqim do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me konkurs.

Këtë vit ndarja e vendeve për strehim në konviktet e Qendrës së Studentëve, do të bëhet në bazë të kërkesës së Rektoratit të Universitetit të Prishtinës dhe atë 70% e këtyre vendeve do të ndahen per fakultetet, programet e studimit të të cilave përmbajnë lëndë praktike dhe labaratorike si dhe 30% për faklutetet, programet e të cilave përmbajnë komponentet teorike

Çmimi do të jetë 35 € për muaj (20€ banimi, 15 € ushqimi).

Me respekt,

Drejtoria e Qendrës së Studentëve

NJOFTIM

Listat e verifikimit paraprak për aplikantet në konkursin e hapur në Qendren e Studentëve: Dy (2)  Recepsionist/e Dy (2) Shtëpiak Dy (2)  Punëtor në sigurim

Konkurs

Qendra e Studentëve hap konkurs për këto pozita nga data 23.02.2024 deri me 23.03.2024 Pozitat për te cilat do te zhvillohen procedurat janë : Ne

© 2023 - Të gjitha të drejtat e rezervuara