Search
Close this search box.

Komunikatë

Share

Hapet konkursi për pranimin e studentëve të UP-së në Qendrën e Studentëve

Qendra  e  Studentëve  e  Universitetit  të  Prishtinës (UP),  shpallë  konkursin  për pranimin e  studentëve për banim  në  konvikte dhe  për ushqim  në mensë, për vitin akademik 2023/2024. Konkursi do të jetë i hapur prej datës 12.09.2023 deri më datën 18.09.2023.

Studentët të cilët do të aplikojnë për strehim dhe ushqim në Qendrën e Studentëve, aplikimin mund ta bëjnë përmes sistemit Online, në adresat zyrtare të QS, web faqes qs.rks-gov.net dhe profilit zyrtar Facebook Qendra e Studenteve-Prishtine.

Qendra e Studentëve këtë vit do të pranojë rreth 4000 studentë.
Qendra e Studentëve ofron strehim, ushqim si dhe hapësirat për studim

Po ashtu, studentët e rregullt të UP-së, kanë mundësi të aplikojnë veçmas për të fituar të drejtën për t’u ushqyer në mensën e studentëve.
Kriteret për të aplikuar janë të njëjta sikurse për aplikim për konvikt.
Numri i studentëve që do të përfitojnë për ushqim në mensë, është 1500 student.

Mënyra e përzgjedhjes së studentëve të cilët do të fitojnë të drejtën për strehim dhe ushqim do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me konkurs.

Çmimi do të jetë 35 € për muaj (20€ banimi, 15 € ushqimi).

NJOFTIM

Gjeni të bashkëngjitur njoftimin për kandidatët të cilët kanë kaluar 50% të testimit me shkrim dhe janë të renditur sipas numrit të protokollit për pozitënNjë

NJOFTIM

Ne attach gjeni konkurset për këto pozita: 1. Zyrtar/e per Kulture 1.Zyrtar/e për Shërbime Studentore(Konkurs i brendshem) 1.Vozites( Konkurs i jashtem). Ne linkun e me

NJOFTIM

Kandidatët të cilët plotësojnë kriteret për të iu nënshtruar testit me shkrim mund ti gjeni në listen përfundimtare për këtë pozitë : Një( 1)  Zyrtar/e

© 2023 - Të gjitha të drejtat e rezervuara